×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari-Lila shtrohet në spital

    Insajderi
    07 November 2024 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Gazeta Insajderi, bazuar në burime të brendshme të spitalit, ka mësuar se Kusari-Lila është e shtrirë në Klinikën Torakale.

    Sipas këtyre burimeve, ajo është pranuar në spital sot dhe pritet t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve.

    Insajderi ka kontaktuar edhe drejtorin e Klinikës, Nazmi Kolgeci, për të marrë më shumë informacione mbi gjendjen shëndetësore të Kusari-Lilës. Megjithatë, drejtori nuk ka pranuar të japë detaje, duke u shprehur se nuk mund “të cenojë privatësinë e pacientit.”

    Gazeta ka tentuar të kontaktojë edhe vetë shefen e grupit të LVV-së, por ajo nuk ka përgjigjur në telefon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark