Minatorët e Trepçës kanë vendosur të mos punojnë për shkak të mos ekzekutimit të pagave për muajin qershor.
Këtë të hënë në një paraqitje direkte në Frontal në T7, Fevzi Ademi nga Sindikata shprehu shqetësimin e tij.
“Është shumë e vështirë sepse nuk mundemi ne me ju thënë fëmijëve pritni deri sa bordi dhe qeveria ta miratojnë një plan të ri. Gjendja është shumë e vështirë” tha ai.
Ai tregoi se të premten në Trepçë ishin anëtarët e bordit të ndërmarrjes.
“Ne po flasim për 59 ditë pa pagë, pa shujtë, nuk munden me pritë fëmijët deri t’i bëjnë planet bordi dhe qeveria. Është shumë e vështirë. Ata erdhën pa asnjë plan të premten” tha Ademi.
Ai paralajmëroi se mund të ndjekin edhe rrugë të tjera sindikale.
Minatorët thonë se në mungesë të pagave kanë hyrë në borxhe për shkak të obligimeve bankare e familjare.