×
  • Lajme
  • Lajme

    Minatorët nuk kanë para as për ilaçe të fëmijëve, ministrat e Kurtit postojnë foto të buzëqeshur

    Insajderi
    02 August 2024 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e dy muaj minatorët e Trepçës kanë mbetur pa paga. Një bisedë e njërit prej tyre ka shkuar virale në rrjetet sociale. Shihej teksa fliste me bashkëshorten, i bënte me dije se nuk ka para për ilaç për fëmijën e tyre, lutej të mos kishte dhimbje të paktën natën. Ndërkohë, pushtetarëve duket se nuk po iu bëjnë përshtypje hjekat e minatorëve.

    Dy vartësit e Kurtit, Xhelal Sveçla ministër i Punëve të Brendshme dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë publikuar pamje teksa shiheshin mbrëmë duke i pritur mërgimtarët.

    Dyshja shihen mjaftë të buzëqeshur, teksa në dorë ministrja mban gotën me verë.

    Minatorët e minierës së Trepçës kanë hyrë në grevë tash e 25 ditë për shkak se janë bërë dy muaj që ata nuk i kanë marrë pagat e tyre.

    Miftar Mehmeti, një nga minatorët e përfshirë në grevë, ka shprehur shqetësimin për mungesën e “reagimit të duhur” të Qeverisë në lidhje me situatën e tyre.

    “Prej se jemi në grevë për 25-26 ditë, deri para një javë nuk ka pasur asnjë reagim nga askush. Kjo është absurde, nuk e di se çfarë do të ndodhë,” ka thënë Mehmeti.

    Në një apel drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së tij, Mehmeti ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për zgjidhje në këtë çështje.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark