Derisa minatorët e Trepcës tash e dy muaj nuk kanë marrur rroga dhe në rrëfimet e tyre kanë bërë të ditur se janë duke vuajtur për kafshatën e gojës, kryeministrit Kurti duket se nuk i bënë fare përshtypje një gjë e tillë, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai që dikur fliste dhe premtonte mbështetje të madhe për minatorët, tani kur është në pushtet po vazhdon t’i injorojë atë, për gjërën më elementare të punëtorit – pagën.
Së fundmi ka publikuar pamje nga ballkoni i qeverisë, duke bërë biseda të këndshme me stafin e tij.
“Ballkoni i Hapur ishte përsëri vendtakim për të gjithë stafin në kryeministri. Biseda e shkëmbime të këndshme, gjatë të cilave natyrisht nuk mungon falënderimi për angazhimin dhe inkurajimi për të vazhduar punët e mira”, ka shkruar Kurti.