Minatorët vazhdojnë të sëmuren nga greva, ministrja Rizvanolli i ikën raportimit për "Trepçën" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Minatorët vazhdojnë të sëmuren nga greva, ministrja Rizvanolli i ikën raportimit për “Trepçën”

    Insajderi
    31 October 2023 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli ka munguar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

    Në këtë Komision pritej që Rizvanolli të diskutonte lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”, raporton Insajderi.

    Ministrja është arsyetuar se ka udhëtuar jashtë vendit.

    Minatorët e Trepçës ka tetë ditë që janë futur në grevë ndërkohë kërkesat e tyre vazhdojnë të mos përfillen nga Qeveria e Kosovës.

    Vetëm në 24 orët e fundit mbi 30 minatorë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark