
Objektet në formën e kabinave telefonike që gjysmë shekulli janë bërë mini-bibloteka në shumë vende të botës. E njëjta gjë po praktikohet tash edhe në Kosovë.
Mini-biblotekat në formën e kabinave telefonike janë imazh ikonik i Britanisë së Madhe.
Inciatorja e kësaj nisme është jursitja nga qyteti i Vitisë Xhezide Selimi. Selimi ka thënë për Insajderin se ideja e saj ishte që libri të jetë sa më afër lexuesit.
“Ideja më ka ardhur nga mini-bibliotekat që kam parë në vende të ndryshme të botës, ku këto minibiblioteka atje funksionojne që gjysmë shekull, Dhe pse jo të mos i kemi edhe në Kosovë dhe librin ta sjellim afër lexuesit”, ka thënë Selmi për Insajderin.
Selimi ka thënë se deri më tani mini-biblotekat janë vendosur në pesë qytete të Kosovës.
“Në Viti, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe në Skenderaj tash së fundmi”, tregoi ajo.
Ndërsa sa i përket sigurisë ajo tha që deri më tani nuk ka ndodhur ndonjë incident.
“Sa i përket sigurisë mund të them po sepse janë të vendosura në vende publike sheshe pra, dhe janë në vende ku ka vëzhgim të kamerave 24h. Meqë nuk ka pasur as edhe një incident të vogël apo diçka për t’u shqetsuar, besoj se janë të sigurta. Por sigurinë më të madhe i kam vet qytetarët vullnetar që i mirëmbajnë dhe kujdesen për to”, është shprehur Selimi.
Ndërsa sa i përket kthimit të librave Selimi ka thënë se ende është herët për këtë vlerësim.
Ajo theksoi se në çdo qytet të Republikës së Kosovës do të vendosen mini-biblotekat, dhe jo vetëm, por edhe në Shkup, Preshevë, Kumanovë e ndoshta edhe në Ulqin, Shkodër dhe Tiranë.
Mini-biblioteka gati të ngjashme, por jo edhe në formë si kabina telefonike, ka edhe Prishtina qysh prej vitit 2019, me një projekt të organizatës joqeveritare ETEA. Prej 12 sosh, sot kanë mbetur vetëm disa, dhe një nismë e tillë qysh prej fillimit nuk funksionoi. Mini-bibliotekat janë shkatërruar dhe ka pasur rast që janë vjedhur edhe për skrap.