​Ministrat Aliu dhe Sceçla vizitojnë fshatrat në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Ministrat Aliu dhe Sceçla vizitojnë fshatrat në veri

    Insajderi
    29 November 2022 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar disa fshatra në komunat veriore të Republikës së Kosovës, në Zubin Potok dhe Leposaviq.

    Aliu, ka thënë se nga kjo vizitë, kanë parë nga afër asfaltimin e rrugëve në Jasenovik dhe Syriganë, rrugë që do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti të komunitetit lokal.

    “Bashkë me Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, ishim në vizitë në komunat veriore të Republikës së Kosovës, në Zubin Potok dhe Leposaviq. Nga kjo vizitë, pamë nga afër asfaltimin e rrugëve në Jasenovik dhe Syriganë, rrugë që do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti të komunitetit lokal. Po ashtu vizituam Cerajën, Koshtovën, Bistricën e Vllahisë, Dedin dhe Magjerën, fshatra këto që përmes kësaj ndërlidhje të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë me komunën e Mitrovicës. Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit”, ka shkruar Aliu në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark