Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas takohen për herë të parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas takohen për herë të parë

    Insajderi
    10 March 2022 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas takohen për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas Dmytro Kuleba ndodhen në Antalia të Turqisë.

    Sot është dita e 15-të e pushtimit rus të Ukrainës.

    Rusia i ka përshkallëzuar sulmet e saj ndaj civilëve ndërsa ukrainasit nxitojnë të arratisen përmes korridoreve të evakuimit.

    Të mërkurën forcat ruse bombarduan një maternitet në Mariupol, pati luftime në rrugët e Voznesensk dhe bllokada ndërsa ukrainasit përpiqeshin të largoheshin nga zonat afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark