“Ministrat e kësaj Qeverie na quajtën ushtarë të vetëshpallur, na thanë fjalë të rënda” – OVL-UÇK refuzojnë bashkëpunimin më qeverinë për Epopenë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ministrat e kësaj Qeverie na quajtën ushtarë të vetëshpallur, na thanë fjalë të rënda” – OVL-UÇK refuzojnë bashkëpunimin më qeverinë për Epopenë

    Insajderi
    26 February 2025 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatat e dala nga lufta e UÇK’së nuk do të marrin pjesë nesër në Këshillin Shtetërore të organizuar nga Qeveria për 27 vjetorin e Epopesë së UÇK’së, shkruan Insajderi.

    Nënkryetari i OVL-UÇK’së, Fatmir Sopi ka thënë për Insajderin se nuk do të jenë pjesë organizative e Këshillit duke refuzuar ftesën që edhe sot i bëri ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

    “E kemi marrë një vendim që nuk do të jemi pjesë e Këshillit Organizativ. E di që e ka bërë, po në jemi në konsekuencë me vendimin tonë dhe do e mbajmë qëndrimin. Jo nuk do jemi pjesë e ekipës”.

    Ai ka thënë se nuk kemi pas kurrë bashkëpunim me qeverinë. Sopi ka kritikuar ministrat e Kurtit për “ofendimet” që ata iu kanë drejtuar ushtarëve të UÇK’së.

    “Ministrat e kësaj qeverie na quaj neve komandant e ushtarë të vetëshpallur e tjetri thotë ma mirë na kish ra me i marr disa mercenarë me çliru vendin tash qysh me  bashëpunu me ta. Këto  janë sende të rënda me na thonë”, deklaroi ai për Insajderin.

    Anëtari i Këshillit Shtetërorë për shënimin e 27 vjetorin e Epopesë së UÇK’së, Hajrullah Çeku gjatë ditës iu ka bërë thirrje organizatave të dala nga lufta e UÇK’së t’i bashkohen Këshillit organizativ pasi ata kanë paralajmëruar se nuk do të kenë asnjë bashkëpunim me institucionet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark