Ministrat e Qeverisë Kurti kanë mbajtur “trajnime falas” për gazetarë në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Ishte kryediplomatja Donika Gërvalla që doli në pozitën e “trajneres” kur u pyet lidhur me koordinimin e Mimoza Kusarit me partinë e Radojiçiqit lidhur me disa projektligje në Kuvend. Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aluduar se gazetarët po merren me teori konspirative.
Përkundër që përformanca e tyre lë për të dëshiruar në ministritë ku udhëheqin, Gërvalla e Haxhiu kanë shfaqur shenja premtuese në trajnimin e gazetarëve.
Kur Gërvalla është pyetur lidhur me koordinimin Kusari-Simiq për votimin e Projektligjeve në Kuvend, ajo ka orientuar gazetarët se çfarë të përmendin.
“Shumë po më vjen keq që ju sot në ditë të tillë, që është siguria e vendit, cilat do të jenë masat tona të përbashkëta pozitë dhe opozitë me qëllim që me kriju më shumë unitet, ju përmendni gjëra të tilla. Ne i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i angazhuar. Masat që ndërmerren në politikën e jashtme nuk janë të tilla që të bisedohen në intervista”, ka thënë Gërvalla.
Videoja e Gërvallës:
Në anën tjetër, ministrja Haxhiu kur pyetet nëse ka pasur marrëveshje për largimin e terroristëve nga vendi i ngjarjes në Banjskë, ajo këtë pyetrje e ka quajtur “teori konspirative”.
Insajderi pas pak do ta publikojë edhe momentin kur Haxhiu ofron “leksione” për gazetarët. /Insajderi.org/