Ministrat e Transportit të Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi flasin për transportin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrat e Transportit të Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi flasin për transportin

    Insajderi
    07 May 2016 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi diskutojnë për transportin rrugor dhe hekurudhor, për masat që 3 vendet duhet të marrin për Samitin e 4 korrikut në Paris.

    Tre ministrat e Transportit, Edmond Haxhinasto i Shqipërisë, Lutfi Zharku i Kosovës dhe Ivan Brajoviq i Malit të Zi zgjodhën Shkodrën për të diskutuar lidhur me masat që 3 vendet duhet të marrin për Samitin e 4 korrikut në Paris.

    Pas diskutimeve kokë me kokë, i vetmi që zgjodhi për të folur për mediat ishte ministri Haxhinasto, i cili shpalosi agjendën e bisedimeve.

    Haxhinasto tha se në fokus të takimit kanë qenë masat e buta dhe liberalizimi i tregut mes vendeve tona, si dhe protokollet që do të nënshkruhen për transportin hekurudhor, njofton televizioni publik.

    Një tjetër çështje e prekur në këtë takim ishte edhe traktati i përbashkët për transportin, që synon liberalizimin e tregut.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark