"Ministre e sanksionuar e SHBA-ve" - Pas përplasjeve në Kuvend, Albulena Haxhiu lëshon sallën e Kuvendit (FOTO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ministre e sanksionuar e SHBA-ve” – Pas përplasjeve në Kuvend, Albulena Haxhiu lëshon sallën e Kuvendit (FOTO)

    Insajderi
    10 November 2022 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas përplasjeve me opozitën ka lëshuar sallën e Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Haxhiu ka akuzuar Abelard Tahirin e PDK-së e Arben Gashin e LDK-së se po dezinformojnë qytetarët duke thënë se nuk ka gjyqtarë, prokuror e asamblesitë në Veri të vendit.

    Pas kundërpërgjigjes së Haxhiut, fjalën e ka marrë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili me të marrë fjalën i është drejtuar Haxhiut me “e nderuar ministre e sanksionuar e SHBA-ve”, duke vazhduar tutje me kritikat ndaj ministres.

    Përderisa Tahiri vazhdonte fjalimin, kamera ka kapur momentin se si ministrja del lëshon sallën, pas një bisede të shkurt me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark