Ministri i Ambientit Ferid Agani ka pritur sot në një takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Galucci, e cila i ka dhuruar “Fjalorin e CEMAT-it” në gjuhën shqipe.
Fjalori Cemat përbëhet nga shprehjet kryesore të përdorura në politikat e zhvillimit hapësinor në Evropë. Ky fjalor përfshinë më se 68 koncepte dhe shprehje të përdorura shpesh në shumicën e shteteve evropiane si dhe shpjegime në lidhje me përdorimin dhe zhvillimin e tyre kohëve të fundit, duke qenë se disa nga shprehjet janë shprehje profesionale tradicionale
Ministri Agani tha se ky fjalor është i rëndësishëm për punën që ata bëjnë, kur dihet fakti se Kosova aspiron harmonizimin e ligjeve të Kosovës me ato të BE-së.
“Agani shprehu vullnetin për pjesëmarrjen e Kosovës në konferencën e CEMAT-it, në gjetjen e modaliteteve për përfaqësim, duke pasur parasysh statusin e vendit tonë karshi Këshillit të Evropës”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Ambientit./Insajderi