Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha sot në seancën plenare se më 31 mars kanë arritur marrëveshje me një kompani për mirëmbajtjen e plotë të rrugës Prishtinë-Gjilan.
“Segmenti është mirëmbajtur deri në Llabjan nga një kompani, tani kompania tjetër mirëmban pjesën tjetër. Përveç gropave në zonën e Liqenit të Badocit ka edhe rrëshqitje të dheut”.
“Tani do të kemi sanim gjithëpërfshirës, përfshirë gropat dhe dheun që rrëshqet”, u shpreh ministri Aliu.