Ministri  i Arsimit: 100 mësimdhënës kanë probleme psikike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri  i Arsimit: 100 mësimdhënës kanë probleme psikike

    Insajderi
    19 June 2016 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, dhuna në institucionet e arsimit para-universitar në Kosovë, mbetet dukuri shqetësuese, duke e quajtur këtë dukuri  si të shëmtuar, dhe në të njëjtën kohë ka pranuar në se në shkollat fillore të Kosovës, japin mësim, njerëz me probleme mendore.

    “MASHT e ka marrë me shumë shqetësim, nuk është vetëm një problem arsimor por edhe social, edhe psikologjik edhe i mentalitetit tonë”, ka thënë Bajrami për Kosovapress.

    Ministri ka pranuar se në shkollat e Kosovës ka mësimdhënës me probleme psikike por që numri i tyre nuk është edhe aq i madh, sipas Barjamit.

    “Besoj se numri i mësimdhënësve të tillë nuk shkon përtej 100, nga 24 mijë mësimdhënës mund të kemi 100 mësimdhënës që ndoshta kanë edhe probleme psikike por mjaftojnë këta për të krijuar një imazh të keq sistemit arsimor”, ka deklaruar ai.

    Por këtë do ta marrë vesh ministria, kur në shtator të këtij vitit do të mbahet testi kombëtar për mësimdhënës dhe se ky test do të jetë një “tregues i vërtetë që ndoshta një kategori e vogël e mësimdhënësve janë më shumë të dëmshëm se sa të dobishëm në shkolla dhe për ta duhet të gjejmë një zgjidhje shoqërore dhe edukative”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark