Ministri i Arsimit për testin e maturës: Edhe në Evropë kopjojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Arsimit për testin e maturës: Edhe në Evropë kopjojnë

    Insajderi
    26 June 2016 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka komentuar traditën tashmë të krijuar në testin e maturës shtetërore, kopjimin nëpërmjet tekonologjisë së telefonave të mençur duke thënë se kjo është sfidë jo vetëm e Kosovës.

    “Edhe në vendet e zhvilluara p.sh të Bashkimit Evropian, mbetet sfiduese çështja e përdorimit të teknologjisë informative me qëllim të kopjimit në teste. Ajo çka ka ndërmarrë MASHT është ndryshimi i mënyrës së administrimit të procesit, ngritja e përgjegjësisë së administrueseve dhe mbikëqyrësve, ndërsa tashmë është pilotuar edhe testimi digjital i cili do të aplikohet në vitet e ardhshme dhe do të sigurojë proces edhe më kredibil dhe real të vlerësimit”, ka thënë Bajrami në një intervistë për Express.

    Tutje sipas tij, organizimi i këtij provimi ka qenë në “nivelin më të mirë në krahasim me vitet paraprake, duke vendosur qartë jo vetëm standardet e detyrave dhe përgjegjësive të aktërëve pjesëmarrës të këtij procesi,por edhe standardet e transparencës, llogaridhënies, ngritjes së vetëdijes dhe besimit të tek gjithë”.

    Kjo sipas Barajmit, është arritur përmes administrimit më rigoroz, ndërmarrjes së masave ligjore për cilindo person që ka tentuar të abuzojë me procesin në një mënyrë ose tjetër dhe bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha Drejtorit Komunale për Arsim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark