Ministri belg: Është evituar një sulm serioz në Bruksel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ministri belg: Është evituar një sulm serioz në Bruksel

    Insajderi
    21 June 2017 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i brendshëm i Belgjikës, Jan Jambon, thotë se është evituar një sulm serioz, pasi një sulmues vetëvrarës i dyshuar, që kishte planifikuar eksplodimin e një bombe të madhe, ka shkaktuar vetëm një shpërthim të vogël mbrëmë vonë në stacionin hekurudhor qendror në Bruksel.

    “Ai kishte planifikuar eksplodimin e bombës së madhe, por në fund ishte një eksplodim i vogël, ndaj të cilit ushtarët reaguan menjëherë”, tha ministri i brendshëm Jambon, dhe ka shtuar se “diçka shumë më e keqe është evituar”.

    I dyshuari ka vdekur pas ishte qëlluar nga policia. Prokurorët federalë të Belgjikës thanë se konsiderojnë se ky ishte sulm terrorist.

    Raportet në media në të cilat është cituar një burim i paidentifikuar, thanë se bomba e cila kishte dështuar të eksplodojë plotësisht, ishte e mbushur me gozhda dhe ishte e ngjashme me një pajisje që është përdorë në sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në metron e qytetit, në mars të vitit të kaluar, me ç’rast u vranë 32 vetë.

    I dyshuari është identifikuar si mashkull 37 vjeçar nga lagjja Molenbeek në Bruksel, kanë raportuar mediat e Belgjikës.

    Molenbeek e ka një popullatë të madhe imigrante dhe në të kanë banuar disa persona të involvuar në sulmet e Shtetit Islamik në Paris dhe Bruksel, në vitet 2015 dhe 2016.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark