Ministri belg i imigrimit e konfirmon arrestimin e Abdeslamit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ministri belg i imigrimit e konfirmon arrestimin e Abdeslamit

    Insajderi
    18 March 2016 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i imigracionit i Belgjikës, Theo Francken, sot e ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit kryesor për sulmin në Paris, Salah Abdeslam.

    Nga ky sulm më 13 nëntor të vitit të kaluar janë vrarë 130 vetë.

    “Ne e kemi atë”, tha Francken në rrjetin Twitter.

    Më parë edhe policia e Francës e ka shpallur arrestimin e të dyshuarit, Salah Abdeslam, në lagjen Molenbek në Bruksel.

    I dyshuari 26 vjeçar, kishte jetuar në Molenbek, para sulmit në Paris.

    Salah Abdeslam, shtetas i Francës i lindur në Belgjikë, besohet se ka luajtur rol kryesor logjistik në sulmet në Paris, për të cilat përgjegjësinë e pat marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark