Ministri i Brendshëm i Belgjikës, Jan Jambon, ka mbrojtur deklaratat e mëhershme të tij se myslimanët kanë vallëzuar pas sulmeve terroriste në Bruksel.
“Të gjithë e dinë se këto gjëra kanë ndodhur. A duhet ne që të presim për ndonjë raport zyrtar policor që të konfirmojmë ekzistencën e këtyre fakteve?”, ka thënë Jambon në parlamentin belg.
Ai ka mohuar që është duke nxitur tensione me komunitetin islam në Belgjikë, që përbën rreth 600 mijhë njerëz nga popullata e përgjithshme prej 11 milionëve.
“Unë nuk kam ndonjë raport policor. Ka ndodhur vallëzim, por jo edhe shumë..disa shërbime më kanë konfirmuar se këto nuk kanë qenë vetëm thashetheme, porse ata i kanë parë këto të ndodhin,” ka thënë ai, raporton The Guardian.
Ministri Jambon fillimisht i kishte bërë këto komente të shtunën gjatë një interviste për gazetën De Standaard.
Në anën tjetër, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, ka thënë se as pozita e as opozita në Kosovë nuk dëshiron tjetër perspektive përveç asaj të Bashkimit Evropian.
Por, ai ka thënë se Kosova i mungojnë shumë të drejta, si liberalizimi i vizave, dhe një MSA e plotë./Insajderi.com