Ministri i Brendshëm austriak: Vizat hiqen në fund të qershorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Brendshëm austriak: Vizat hiqen në fund të qershorit

    Insajderi
    20 May 2016 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me procesin përfundimtar për heqjen e vizave për Turqinë, Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

    Regjimi i vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë planifikohet të hiqet në pako duke filluar nga fundi i muajit qershor, ka thënë ministri i brendshëm austriak Wolfgang Sobotka, për televizionin austriak.

    Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me procesin përfundimtar për heqjen e vizave për Turqinë, Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret në samitin e ardhshëm që mbahet në mes të qershorit, transmeton sot televizioni austrika ORF, njofton televizioni i Kosovës.

    Ministri i brendshëm austriak, Ëolfgang Sobotka, në një deklaratë për televizionin Austriak ORF që është publikuar sot, ka theksuar se regjimi i vizave për këto vende planifikohet të hiqet në pako duke filluar nga fundi i muajit qershor.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark