Ministri i Mbrojtjës, Haki Demolli dhe Komandanti Rrahman Rama në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” bënë homazhe dhe vendosën lule.
Ministri dhe komandanti i FSK-së, Haki Demolli dhe gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me zëvendës ministrin Fadil Gashi morën pjesë në shënimin e përvjetorit të 17-të të manifestimit “Ditët e Shqipes” të Betejës së Lavdishme të UÇK-së në Koshare, njofton RTK.
Ministri dhe Komandanti në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” bënë homazhe dhe në nderim të dëshmorëve të kësaj Brigade vendosen kurora me lule të freskëta, si dhe takuan familjarët e dëshmorëve të cilëve u shprehën ngushëllimet dhe krenarinë e tyre për heroizmin e bijve dhe bijave të tyre, në luftën e shenjtë që bënë për thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri.
Gjithashtu, Ministri dhe Komandanti së bashku me delegacionin e MFSK-së, përcollën manifestimin “Ditët e shqipes” organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafës. /Insajderi.com