Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka bërë me dije se sulmi verbal që ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ia ka bërë diasporës shqiptare është në kuadër të pretendimeve të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën.
Në intervistën dhënë gazetës Epoka e Re, Murati ka deklaruar se diplomacia serbe këtë herë është marrë me diasporën shqiptare ngaqë, sipas tij, e di fuqinë e diasporës shqiptare.
Sipas ministrit Murati, shteti serb janë duke i penguar suksesi dhe integrimi i diasporës shqiptare në vendet ku ajo jeton.
Ai ka thënë se deklaratat e kryediplomatit serb në lidhje me “kinse sulme të diasporës shqiptare në botë ndaj misioneve diplomatike të Serbisë”, kanë për qëllim edhe njollosjen e imazhit të diasporës./Insajderi.com