Në një intervistë për Gazetën Fjala ai ka siguruar po ashtu se nuk do të ketë ulje të pagave për asnjë kategori.
“Parimi që kemi përgatit për nivelin e pagave është që të bëhet harmonizim dhe standardizim i koeficientëve, pra vlen parimi “pagë e njëjtë për punë të njëjtë”. Askujt nuk do t`i zbritet paga”, tha ai.
Ministri i Financave gjithashtu krenohet me rritjen e investimeve në Kosovë, krahasuar me vitin 2015.
“Nëse e shohim numrin e investimeve të jashtme janë dyfishu në 2015 me krahasu me 2014, investimet e brendshme janë rritur në 7% që në përgjithësi këto rezultate ia atribuoj ndryshimit të ligjeve fiskale”, ka thënë Hoti.
Ai thotë se heqja e TVSH-së për makineri, lëndën e parë dhe pajisjeve tjera ka përmirësuar dukshëm nivelin e zhvillimit ekonomik. /Insajderi.com