Ministri finlandez ​Haavisto: Taksa të lihet anash e të vazhdojë dialogu me Serbinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Ministri finlandez ​Haavisto: Taksa të lihet anash e të vazhdojë dialogu me Serbinë

    Insajderi
    30 September 2019 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, është duke qëndruar në Kosovë, me ç’rast është takuar me kryediplomatin kosovar, Behgjet Pacollin.

    Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media dhe Haavisto ka thënë se Kosova e ka mbëshetjen e plotë të Finlandës për heqjen e regjimit të vizave.

    “Unë mendoj se bashkëpunimi midis dy vendeve ka qenë mjaftë intensiv. Kjo ishte hera e parë që unë vizitova Kosovën. Ne duhet ta admirojmë mënyrën se si Kosova është zhvilluar që nga koha e luftës. Urime për të gjithë punën që keni bërë”.

    “Unë e di se si janë kohërat e fushatave politike dhe faleminderit për kohën që keni ndarë. Finlanda ka qenë bashkëpunuese me misionet ndërkombëtare këtu. Diaspora e Kosovës është shume e njohur atje për punën dhe sukseset”.

    “Ne e mbështesim Pavarësinë e Kosovës si dhe participimin e saj në organizatat ndërkombëtare”.

    “Sa i përket liberalizimit të vizave, ne duhet t’i kemi të gjitha mendimet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Finlanda është mbështetëse e zgjerimit të BE-së”.

    “Por, ka disa probleme që e kanë penguar avancimin e dialogut me Serbinë. Ju e keni mbështetjen e plotë që t’i vazhdoni bisedimet. Ne jemi të shqetësuar me tarifën e vendosur ndaj Serbise dhe shpresojmë që të krijohen kushtet për ta vazhduar dialogun”.

    “Të rinjtë në Kosovë e meritojnë një të ardhme më të mirë. Unë shpresoj që i gjithë Ballkani një ditë të jetë pjesë e BE-së”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark