Me këtë rast, Dendias është pritur nga kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla.
Pas takimit që patën, Dendias dhe Gërvalla janë deklaruar para mediave.
Ndër të tjerash, ministri grek theksoi se është e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet e arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Nikos Dendias, tha se vizita e tij në rajon dhe Kosovë tregon se ky rajon është me rëndësi për Greqinë.
“Bashkimi Evropian është destinacioni i fundit për gjithë Ballkanin Perëndimor. Greqia është e gatshme të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në fushën energjisë, sa i përket juve nga largimi prej varësisë së thëngjillit”, tha Dendias. Ai foli edhe për marrëveshjen Kosovë – Serbi. “Ne mbështesim marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, tha ai.
Kryediplomati grek tha se nuk duhet të lejohen palët e treta në rajon, duke aluduar në ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor.