Ministri grek refuzon të mbajë konferencë në sallën e MPJ’së, shkak llogo e Republikës së Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri grek refuzon të mbajë konferencë në sallën e MPJ’së, shkak llogo e Republikës së Kosovës

    Insajderi
    20 December 2022 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, nuk ka pranuar që të mbajë konferencën e të fotografohet para logos së Republikës së Kosovës.

    Kjo bëri që të ndryshojë vendi ku zakonisht mbaheshin konferencat me mysafirët në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    Të dy ministrat konferencën e mbajtën në një anë tjetër në sallën e konferencave të MPJD-së ku nuk kishte logo të Republika e Kosovës, por që ishte vetëm flamuri i shtetit kosovar dhe atij grek.

    Të dy ministrat nuk u ndaluan as për fotografi në hyrje të objektit të MBJD-së siç është zakon në këtë ministri, sepse edhe në këtë hyrje është mbishkrimi Republika e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark