Ministri Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Ideja serbe për treg rajonal është pro ruse – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Ideja serbe për treg rajonal është pro ruse

    Insajderi
    06 April 2017 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër tregut të përbashkët rajonal të ideuar nga Serbia.

    Ai ka thënë se kjo ide është tendencë anti-evropiane për ta dominuar rajonin dhe për ta shtuar ndikimin e Rusisë në Ballkan.

    Hoxhaj ka deklaruar se Kosova është kundër një ‘Jugosllavie të re’ dhe se opsioni i vetëm për Kosovën është orientimi euroatlantik.

    “Ideja e Serbisë për një treg të përbashkët rajonal është tendencë anti-europiane për ta çorientuar dhe dominuar rajonin, si dhe zgjatur ndikimin e Rusisë. Kosova është kundër një ‘Jugosllavie të re’, model ky që ka dështuar në të kaluarën dhe ka rezultuar në luftëra të dhunshme.

    “Opsioni i vetëm është orientimi euroatlantik”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

    Deklarata e ministrit Hoxhaj dhe e kryeministrit Mustafa kundër tregut të përbashkët rajonal vjen pas takimit të para tri javësh në Sarajevë, ku fillimisht Serbia e më pas vendet e tjera në rajon përfshirë edhe Shqipërinë po e mbështesin një ide të tillë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark