Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, në një intervistë në TV Dukagjini ka thënë se janë marrë të gjitha masat qe komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në jug të Mitrovicës, Nehat Thaçi, të lihet i lirë.
“E papranueshme [arrestimi i Nehat Thaçit nga Serbia], sepse pretekstet mbi të cilat u arrestua Thaçi janë qesharake. Unë pres lirimin e tij shumë shpejtë”, tha Hyseni.
Thaçi u arrestua ditë më parë në Serbi nën pretekstin se ka qenë pjesëtarë i UCK-së dhe akuzohet për “terrorizëm”. /Insajderi.com