Ministri i Azerbajxhanit jep deklaratën befasuese, ja me çka u godit aeroplani sipas tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ministri i Azerbajxhanit jep deklaratën befasuese, ja me çka u godit aeroplani sipas tij

    Insajderi
    28 December 2024 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ministër Azerbajxhan ka sugjeruar se aeroplani i pasagjerëve që u rrëzua këtë javë u godit nga një armë, duke cituar analizat e ekspertëve dhe provat e të mbijetuarve.

    Rrëzimi i aeroplanit të linjës ajrore, Azerbajxhan Airlines shkaktoi vdekjen e 38 personave dhe la të lënduar 29 të tjerë, shkruan skynews.

    Rashad Nabijev, ministër i Zhvillimit Digjital dhe Transportit, tha për mediat lokale se “konkluzionet paraprake nga ekspertët” dhe dëshmitë e dëshmitarëve treguan se aeroplani ishte goditur nga jashtë.

    “Lloji i armës së përdorur në goditje do të përcaktohet gjatë hetimeve”, shtoi Nabiyev.

    Ndërkohë, dy zyrtarë ushtarakë amerikanë i kanë thënë NBC News se zyrtarët e inteligjencës të SHBA-së mendojnë se rusët mund ta kenë identifikuar gabimisht aeroplanin dhe e kanë rrëzuar atë.

    Inteligjenca sugjeron se forcat ruse besonin se ishte një dron dhe angazhuan mbrojtjen e tyre ajrore. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark