×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministri i Brendshëm: Po presim nga KFOR-i t’i heq barrikadat, në të kundërtën situata nuk shkon në pambarim

    Insajderi
    22 December 2022 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë duke pritur nga KFOR-i që t’i heq barrikadat në veri të vendit.

    “Jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, dhe presim që së ma parë të veprojë nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo të themi që është rënduar. Po presim që sa më shpejt barrikadat të largohen”.

    “Barrikadat duhet të hiqen nga KFOR-i dhe zyrtarët policore duhet të kthehen në normalitet dhe ta kryejnë punën në bazë të angazhimeve që kanë, ose të na tregohet e kundërta – dhe pastaj Policia të veprojmë në bazë të planit operacional që ke përgatitur”, ka thënë Sveçla nga Mitrovica në konferencën për gazetarë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Ai tutje ka thënë se përkundër gjendjes së krijuar gjendja e zyrtarëve policorë është e mirë.

    “Policia e Kosovës do të vazhdojë ta zbatojë ligjin përkundër sfidave që gjenden. Ju lutem, ta kuptoni drejt situatën, sic e kuptojnë zyrtarët policor. Ata janë të trajnuar, janë profesionistë”, tha Sveçla.

    Ministri ka folur edhe për raportimet për rënie të moralit në radhët e policëve të Kosovës që po shërbejnë në veri, duke i qujatur “spekulime”.

    “Nuk mund të flitet për lodhje, dorëzim apo përkeqësim të gjendjes së tyre. Është spekuluar se gjendja e zyrtarëve policor është spekuluar si e rënduar deri te mos-pranimi i detyrave apo ushqimit. Kjo është e pavërtetë, spekulim”./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark