Ministri i Financave i kundërpërgjigjet opozitës: S'po e ndihmoni qytetarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri i Financave i kundërpërgjigjet opozitës: S’po e ndihmoni qytetarin

    Insajderi
    26 May 2022 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklarimeve të opozitës, se Qeveria nuk ka bërë asgjë, prandaj kërkohet tërheqja e Trustit.

    Murati ka thënë se është detyrë e Qeverisë është t’i mbështesë familjet me raste sociale.

    Sipas tij opozita po e refuzon ndihmën për qytetarët, i cili përmendi dështimin e marrëveshjes për skemën sociale.

    “Në vazhdimësi po thuhet që qeveria s’ka bërë asgjë prandaj duhet tërhequr trusti. Në krizë të tillë detyrë e qeverisë t’i mbështesë ata që kanë nevojë rastet sociale. Për tërë vitin Qeveria ka rritur buxhetin për raste sociale 30 për qind. Është mbështetja për familjet me asistencë sociale”, u shpreh ai.

    “Kur po folim se kush ka nevojë ju po refuzoni marrëveshjen e skemës sociale. Ndihmojeni qytetarët, votoni marrëveshjen. Ne kemi sjellë ligjin për pagë minimale, dhe është refuzuar. Kemi me sjellë ligjin e pagave edhe keni me kundershtu. Kur vjen çështja me i mbështet qytetarët ju refuzoni. Tendenca juaj është me i kundërshtuar që qeveria s’po kryen punë”, tha Murati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark