×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i jashtëm i Çekisë: Kërkim falja e Zemanit ndaj Serbisë nuk është qëndrimi zyrtar i Çekisë

    Insajderi
    19 May 2021 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Jakub Kulhanek, deklaroi se kërkim falja e dërguar nga presidenti i këtij vendi, Milos Zeman, në Serbi, në lidhje me bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë gjatë luftës në Kosovë, ishte deklaratë personale e tij, raporton “Kosovo-online”.

    Kulhanek vlerësoi se politika e Ballkanit Perëndimor është shumë komplekse.

    “Një dialog afatgjatë është i nevojshëm për të zgjidhur jo një, por dhjetëra, në mos qindra padrejtësi”, tha Kulhanek në një përgjigje me shkrim.

    Ai shtoi se është e rëndësishme për Republikën Çeke të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë, siç janë sot.

    Dje, në një konferencë të përbashkët shtypi të mbajtur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Zeman deklaroi se fushata ajrore e NATO-s kundër ushtrisë serbe dhe bombardimi i RF Jugosllavisë ishte një “gabim”.

    Republika Çeke njohu Kosovën në maj të vitit 2008, tre muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe hapi ambasadën e saj në Prishtinë në korrik të po atij viti./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark