Ministri i Jashtëm izraelit: Ndërrimi i regjimit në Iran nuk është qëllimi ynë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ministri i Jashtëm izraelit: Ndërrimi i regjimit në Iran nuk është qëllimi ynë

    Insajderi
    17 June 2025 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka deklaruar se ndërrimi i regjimit në Iran nuk është objektivi i operacioneve ushtarake të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, megjithëse një zhvillim i tillë mund të ndodhë si pasojë e veprimeve ushtarake.

    Deklaratat e tij u bënë gjatë një vizite në qytetin Rishon Lezion, në qendër të Izraelit, i cili kohët e fundit ishte goditur nga sulme raketore iranianem, raporton BBC .

    Në prononcimin për gazetarët, Sa’ar tha se Izraeli ka tre objektiva kryesore në këtë fazë të konfliktit:

    “Së pari, të dëmtojmë rëndë programin bërthamor të Iranit – ende nuk kemi përfunduar me këtë qëllim,” tha ai, duke shtuar se forcat ajrore izraelite tashmë kanë epërsi në hapësirën ajrore iraniane.

    Sipas tij, objektivi i dytë është të dëmtohet rëndë programi i raketave balistike i regjimit iranian, ndërsa i treti është pengimi dhe shkatërrimi i planeve të Iranit për eliminimin e shtetit të Izraelit.

    Deklarata e Sa’ar vjen në një moment të tensionuar mes dy vendeve, teksa përplasjet ushtarake dhe kërcënimet reciproke janë intensifikuar ndjeshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark