×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i jashtëm serb: Fjalimi i von Cramon për Kosovën, qëndrim i hapur kundër Serbisë

    Insajderi
    26 March 2021 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm i Serbisë dhe anëtari i kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe të Vuçiqit, Nikolla Sellakoviq reagoi ashpër ndaj paraqitjes së djeshme të Viola von Cramon para Parlamentit Evropian dhe tha se “kjo ishte një paradë e njëanëshmërisë dhe pa shijes politike jo vetëm për shkak të asaj që ajo tha, por edhe për shkak të asaj që ajo nuk tha”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

    “Sipas këndvështrimit të saj, Kosova e “vetëshpallur” është një oaz ballkanik i euro-entuziazmit dhe të një demokracie të lulëzuar ku problemet kryesore janë ndotja e ajrit dhe dhuna ndaj grave”, ka thënë Sellakoviq.

    Ai shtoi se në “fjalimin e saj të drejtuar eurodeputetëve, Von Cramon nuk e pa të nevojshme të përmend rrezikimin e popullit dhe trashëgimisë serbe në Kosovë, edhe pse çdo ditë jemi dëshmitarë të incidenteve të motivuara etnikisht kundër popullit tonë”.

    “Ajo nuk adresoi as kërcënimet me krijimin e një Shqipërie të Madhe, dmth. në kërcënimin e ndryshimit të dhunshëm të kufijve. Për të, Albin Kurti nuk është një nxitës i luftës dhe kërcënim për stabilitetin e rajonit, por një promovues i demokracisë”, pretendon Sellakoviq.

    Sellakoviq thotë se ai “nuk ka dëgjuar këtë lloj qëndrimi agresiv dhe të hapur kundër Serbisë që nga fundi i viteve 1990”.

    “Si kulm i paragjykimit të saj dhe devijimit nga mirësjellja politike dhe diplomatike, ajo përmendi njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe të Kosovës “së vetëshpallur” si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, të cilin ne nuk e kemi dëgjuar si qëndrim zyrtar të ndonjë Institucioni evropian”, vazhdon Sellakoviq.

    “Gjithashtu, lobimi dhe presioni i saj ndaj anëtarëve të BE-së të cilët nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për të ndryshuar pozicionin e tyre është një shkelje e drejtpërdrejtë e “parimit të neutralitetit të statusit”, i cili është pozicioni parimor i BE-së si ndërmjetës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Sellakoviq.

    “Kur bëhet fjalë për qëndrimin e saj ndaj Serbisë, të cilin ajo e paraqiti në PE si “raportuese në hije”, unë vetëm mund të them se këto janë fraza të thjeshta nga të cilat shpërthen armiqësia e saj personale si ndaj presidentit tonë Aleksandar Vuçiq ashtu edhe ndaj Serbisë”, pretendon ministri i jashtëm serb. “Ajo nuk la gjë pa thënë kundër Serbisë dhe institucioneve të saj për shkak të “disa incidenteve të izoluara”, përfundon Sellakoviq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark