“Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me Rusinë në luftën kundër koronavirusit, por edhe në sferën e prodhimit të përbashkët të vaksinave”, ka deklaruar dje ministri i shëndetësisë së Serbisë Zllatibor Lonçar për kanalin Russia 24.
“Dua të them se jemi të hapur për bashkëpunim me Rusinë . Ne do të dëshironim që të dy vendet tona së bashku të punojnë në prodhimin e vaksinës, por edhe në luftën e përbashkët kundër koronavirusit dhe sëmundjeve të tjera”, ka thënë Lonçar dhe raportoi TASS.
Ai falënderoi presidentin rus Vladimir Putin pasi ai ka siguruar vaksinën Sputnik V për hulumtimin.
“Asnjë shtet tjetër nuk e bëri atë, vetëm Rusia. Ne kemi një laborator ku në këtë moment jemi duke analizuar cilësinë e vaksinës ruse”, ka thënë Lonçar./Insajderi.org.