Ministri izraelit i Financave kërcënon Iranin: Teherani do të dridhet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ministri izraelit i Financave kërcënon Iranin: Teherani do të dridhet

    Insajderi
    24 June 2025 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Menjëherë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte zbuluar lëshime raketash nga Irani, ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, reagoi me një deklaratë të shkurtër, por të ashpër në rrjetin social X.

    “Teherani do të dridhet”, shkroi Smotrich, një figurë e krahut të djathtë ekstrem dhe aleat i ngushtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu.

    Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes kishte bërë të ditur më herët se i ka urdhëruar forcat izraelite të “përgjigjen fuqishëm ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani”, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Nga ana tjetër, Irani ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë sulm kundër Izraelit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark