Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer, ka thënë se në mesin e pengjeve që po mbahen në Gaza ka edhe amerikanë.
Ai nuk ka dhënë ndonjë numër të amerikanëve që tha se po mbaheshin peng, shkruan CNN.
Dermer e quajti sulmin ndaj Izraelit një “sulm të egër”, duke thënë se gra, fëmijë dhe të moshuar janë në mesin e pengjeve në Gaza.