Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë se ministri i ri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson, është gënjeshtar.
Ai këto komente i ka bërë për radion “Euro 1” duke shtuar se Johnson e ka gënjyer popullin britanik gjatë referendumit për largim nga Bashkimi Evropian.
Ish-kryetari i Londrës i kishte prirë fushatës për largim nga BE-ja, por pas rezultatit, ai nuk kandidoi për t’u bërë kryetar i konservatorëve, njofton The Guardian.
Në këtë kontekst, ministri francez thotë se Franca ka nevojë për një partner serioz dhe të besueshëm.
“Nuk jam i shqetësuar që ai është bërë ministër, por ju e njihni atë, stilin dhe metodat e tij gjatë fushatës – ai ka gënjyer shumë popullin britanik”, ka thënë Ayrault.
Johnson njihet për marrëdhënie jo fort të mirë edhe me liderë të tjerë botëror. Ai kishte bërë komente që kishin nxitur debat edhe për presidentin amerikan, Barack Obama.
Por, në anën tjetër, Johnson ka dalë më një deklaratë tjetër që duket se nuk do t’i pëlqej ministrit francez.
“Në fakt, vetë ai më ka dërguar një letër simpatike më herët, duke thënë se mezi pret të takohet e të punojmë për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka thënë Johnson./Inasjderi.com