Ministri i Jashtëm i Kosovës i kundërpërgjigjet Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm i Kosovës i kundërpërgjigjet Rusisë

    Insajderi
    22 June 2016 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, është i pandalshëm”. Kështu i është kundërpërgjigjur Rusisë ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, njëherit Ministri i Punëve të Jashtme , Enver Hoxhaj.

    Krejt ky reagim erdhi pasi Rusia e ka injoruar Kosovën, duke tentuar ndalimin e anëtarësimit të saj në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit – PCA.

    Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit (PCA) në Hagë e ka lejuar Kosovën që të anëtarësohet, pasi e ka injoruar argumentet e atyre vendeve që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës duke menduar se Kosova nuk është shtet i pavarur dhe janë shkelur rregulat ndërkombëtare, njofton Insajderi

    “Një përgjigje për Rusinë, pranimi i Kosovës në PCA ishte ligjërisht dhe proceduralisht i saktë. Anëtarësimi ynë në organizatën ndërkombëtare është i pandalshëm”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë shtetit rus.

    Kosova u inkuadrua me të drejta të plota, si anëtare e barabartë e Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit javën që lamë pas. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark