Çollaku thotë se zyrtarët serbë nuk janë në linjë me vlerat e BE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku thotë se zyrtarët serbë nuk janë në linjë me vlerat e BE-së

    Insajderi
    03 May 2016 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai tha se qasja e serbëve ndaj anëtarësimit të Kosovës në konfederatën evropiane të futbollit është në kundërshtim me vlerat evropiane.

    “Po shoh reagime fyese nga zyrtarët serbë rreth pranimit të Kosovës në UEFA. Kjo nuk është në një linjë me vlerat e BE-së dhe sportivitetin”, ka shkruar Çollaku në Twitter.

    Çollaku dhe Kosova pritet t’i gëzohen një lajmi tjetër historik gjatë kësaj jave, pasi Kosova pritet të marrë rekomandimin për liberalizim të vizave.

    Serbia ka kundërshtuar vazhdimisht idenë e anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Mediet serbe menjëherë pas pranimit të Kosovës në institucionin më të artë të futbollit evropian e kanë quajtur ‘skandaloz’ vendimin e tyre. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark