Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka takuar sot dekanin e Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Skënder Kaçiu, të cilit I ka theksuar nevojën që ka Kosova për kuadro profesionalë në bujqësi.
“Në këtë drejtim ai tha se Fakulteti i Bujqësisë e ka luajtur një rol të rëndësishëm, por shtoi se bashkërisht si fakulteti ashtu edhe ministria duhet të rrisin bashkëpunimin dhe angazhimin që të ketë sa më shumë të rinj të interesuar për të studiuar për bujqësi”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga Ministria e Bujqësisë.
Nga ana e tij, dekani Kaçiu shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej më MBPZHR-në, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të këtij sektori. Ai e njoftoi ministrin me programet dhe angazhimet konkrete që bëhen në Fakultetin e Bujqësisë, thuhet në komunikatë./Insajderi.com