Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Parkun e Blinajës, të cilin e ka përshkruar si një prej vendeve më të bukura e të mbrojtura të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka përshkruar bukuritë të cilat i ka hasur gjatë qëndrimit në park ndërsa ka premtuar se Ministria që ai drejton do të vazhdojë të investojë në këtë park
“Pas disa takimeve në mëngjes, pjesën tjetër të ditës sot, bashkë me kolegët e kaluam në vendgjuetinë e Blinajës, një prej vendeve më të bukura dhe më të mbrojtura të Kosovës. Pashë nga afër shumë kilometra të kësaj pjese të pasur me pyje, liqene artificiale dhe kafshë të egra,” ka shkruar ministri.
“Ne do të vazhdojmë investimet në këtë pjesë për të krijuar një ambient edhe më të mirë për raste të turizmit të organizuar, por mbi të gjitha investime për të mbrojtur dhe pasuruar edhe më shumë florën dhe faunën në këtë hapësirë prej rreth 3 mijë hektarëve”./Insajderi.com