Vizitën e tij të parë si ministër i Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buljevic ka vendosur që ta bëjë në Prekaz.
Ai sot ka qëndruar për vizitë në kompleksin Adem Jashari ku edhe është pritur nga Murat Jashari i cili e shoqëroi delegacionin kroat gjatë tërë kohës sa ata qëndruan ne Prekaz.
Ministri kroat ishte nën shoqërim edhe të Haki Demollit, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmes një njoftimi për media të kësaj ministrie, thuhet se ministri Buljeviq vendosi kurorë lulesh mbi varrin e Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-së, Adem Jashari, si dhe bëri homazhe në varrezat e Familjes Jashari si dhe u shënua në Librin e kujtimeve në Muzeun historik, në Prekaz.
Ministri Buljeviq për pritjen dhe respektin që ju bë nga familja Jashari shprehi falënderime të thella, duke shprehur mirënjohje, nderim dhe respekt për qëndresën dhe sakrificën e madhe që është bërë nga familja Jashari me në krye Komandantin legjendar Adem Jashari, thuhet në komunikatë./Insajderi.com