Ministri Latifi: Jemi duke e përgatitur Ligjin për Sigurime Shëndetësore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministri Latifi: Jemi duke e përgatitur Ligjin për Sigurime Shëndetësore

    Insajderi
    29 April 2022 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i ka njoftuar Sindikatat e Pavarura të Kosovës se janë duke e përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor në takimin që ka pasur me kryetarin e BSPK, Atdhe Hykolli, raporton Gazeta Express.

    BSPK përmes një komunikate për media thotë se në takim, ministri Latifi e ka ftuar kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues për të marrë pjesë në përgatitjen e Ligjit.

    “Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Haliti, njoftoi Kryetarin Hykolli dhe z. Ymeri se Grupi Punues i Ministrisë së Shëndetësisë është duke përgatitur Ligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe pritet që gjatë muajt në vijim të dërgohet për miratim. Ministri i Shëndetësisë ftoi Kryetarin e BSPK-së që të propozojë anëtarët e Grupit Punues nga radhët e BSPK-së për të marrë pjesë në përgatitjen e Ligjit. Dialogu i sotëm u vlerësua i suksesshëm dhe i duhur nga Partnerët Socialë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark