×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Maqedonci: Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, në fazën e rekrutimit të stafit të ri

    Insajderi
    27 November 2024 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar sot se çështja e furnizimit me ushqim për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është në fazën përfundimtare, shkruan Insajderi.

    Në konferencën për media, Maqedonci sqaroi se aktualisht është duke u realizuar procesi i rekrutimit të stafit rekrutues, i cili do të merret me përgatitjen e ushqimit për ushtarët.

    “Çështja e ushqimit është adresuar që më 30 shtator dhe tani jemi në fazën e rekrutimit të stafit për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së. Furnizimi me ushqim është realizuar në kohë reale dhe besojmë se, përveç kostos së ulët, ky proces do të sigurojë qëndrueshmëri dhe mbulueshmëri të plotë për nevojat e ushqimit të trupave”, deklaroi ministri.

    Ai theksoi se ky hapi i fundit synon përmirësimin e kushteve për ushtarët e FSK-së, duke siguruar një sistem të qëndrueshëm dhe efikas për furnizimin me ushqim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark