Ministri Mariç: Qeveria serbe vetëm se është fuqizuar në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Mariç: Qeveria serbe vetëm se është fuqizuar në Kosovë

    Insajderi
    02 April 2016 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë para ardhjes për vizitë në Kosovë të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, Mariç ka thënë se Qeveria e Serbisë është adresa që garanton qëndrimin e serbëve në Kosovë.

    Maric ka thënë se mbështetja e serbëve në Kosovë nga Qeveria e Serbisë nuk ka rënë asnjë milimetër, por vetëm që është më e madhe e më e fortë.

    Sipas tij, me kalimin e kohës Qeveria e Serbisë “vetëm që është më e pranishme në terren”.

    “Thjeshtë ky është mesazhi që universitetet dhe qendrat tona shëndetësore, bashkë me bizneset e tjera si Trepça, me punëtorë e minatorë të ndihen si çdo qytetar tjetër në pjesën e Serbisë qendrore”, ka thënë Maric.

    Vuçiq nesër do të vijë në Kosovë, ku do të vizitoj qytetet e veriut të Kosovës. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark