Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se do të vlerësohet kontributi i secilit dëshmor i cili ka dhënë jetën për Kosovën.
Ai vizitoi familjen e Husen Mullës nga Tropoja i cili ra heroikisht duke luftuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Kontributi i secilit dëshmor i cili ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë nga ana jonë. Ata dhe familjet e tyre do të jenë gjithmonë përkujtuesit më të mirë se si duhet të jetohet dhe vdiset për atdhe”.
“Tropoja është vend në gjirin e të cilit u formuan dhe u rriten shumë trima e idealist të kombit, i tillë ishte edhe dëshmori, Husen Mulla, i cili nuk mund të qëndronte i qetë përderisa gjysma e atdheut po sulmohej barbarisht. Ai u kyç në radhët e UÇK-së, luftoi me nder e krenari të madhe për lirinë tonë”.
Shefi politik i ushtrisë së Kosovës e ka vizituar edhe familjen e Tahir Sinanit.