Ministri Mehaj priti në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Mehaj priti në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj

    Insajderi
    05 May 2022 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim njoftues Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Në këtë takim u bisedua lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personelit ushtarak dhe civil në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

    Me këtë rast, të dy palët u pajtuan për fuqizimin e bashkëpunimit me qëllim të dhënies së kontributit në qeverisjen e mirë dhe promovimit të të drejtave dhe lirive që gëzojnë punonjësit me uniformë ushtarake dhe punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

    Ministri Mehaj e falënderoi Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, për bashkëpunimin e ofruar, duke vlerësuar njëherazi punën dhe angazhimin që ky institucion bën në mbrojtjen e të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikë së Kosovës.

    Po ashtu, Ministri Mehaj, ka theksuar se me qëllim të promovimit të të drejtave të ushtarakëve, në planin e tij ka edhe themelimin e funksionit të Ombudspersonit për Forcën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark