×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Murati: Mbi 300 mijë përfitues nga rritja e pensioneve

    Insajderi
    07 October 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria Kurti ka vendosur për rritje të pensioneve. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se sa do të jetë numri i qytetarëve që do të përfitojnë nga kjo rritje, shkruan Insajderi.

    Murati ka deklaruar se nga rritja e pensioneve, do të përfitojnë 304 mijë e 16 qytetarë.

    “Është një lajm i mirë për të gjithë pensionmarrësit, sepse rritja do të jetë së paku prej 20 për qind, pra ato pensione që rregullohen sipas skemave dhe ligjit për pensionet e financuara nga shteti, rritja do të fillojë të zbatohet nga ky muaj, pra muajit tetor. Edhe pensioni për kategori të luftës, do të hyjë në fuqi nga janari”.

    “Ky numër prek 304 mijë e 16 përfitues. Impakti i tërësishëm buxhetor parashihet të jetë prej 100 milionë euro shtesë”, tha ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin.

    Gjatë kësaj konference u bë me dije se rritja e pensioneve nis nga muaji tetor, ndërkohë ai për kategori të luftës nga janari 2025.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark