Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kërkuar nga mërgimtarët që të mos e paguajnë sigurimin kufitar.
Ai thotë se ka informata që disa “se punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe madje edhe i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë për së dyti, për polica që tashmë janë të paguara nga Qeveria”.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka kërkuar që raste të tilla të raportohet në polici, njofton Insajderi.
“Ftoj të gjithë ata bashkatdhetarë që janë ballafaquar me raste të tilla, ku u është kërkuar të paguajnë për policën kufitare e që do duhej ta merrnin falas, që rastet t’i raportojnë tek policia në numrin ☎️ 192. Disa raste tashmë janë raportuar dhe kemi pasur edhe procedimin penal për punonjësit e BKS-së. Njëkohësisht ftoj edhe Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që t’i trajtojnë me prioritet këto raste të keqpërdorimeve”, ka shkruar Murati.
/Insajderi.org/